Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta! 03/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026! 03/01/2026
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Meghan Markle tek Victoria Beckham, ja femrat e famshme që u shfaqën me të njëjtën veshje dy herë dhe nuk e patën aspak problem

24/03/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Meghan Markle tek Victoria Beckham, ja femrat e famshme që u shfaqën me të njëjtën veshje dy herë dhe nuk e patën aspak problem

Ne modën e ditëve të sotme për të famshmet është e “ndaluar” të veshin të njejtat rroba dy herë dhe supozohet që ato duhet ta ndërrojnë garderobën e tyre sa herë që ndërohet koleksioni. Shumica e vajzave të famshme të ekranit i respektojnë këto rregulla, mirëpo janë dhe disa të tjera që i thyejnë pa vrarë mendjen.





Meghan Markle

Fustani ngjyrë vjollcë, Aritzia, i cili kushtonte më pak se 100 dollarë, që ajo veshi me pallton e saj të kuqe, u diskutua gjerësisht në industrinë e modës. Por pavarësisht kësaj, Meghan së fundmi u shfaq në publik duke veshur atë fustan përsëri.


Victoria Beckham

Ajo gjithmonë duket e guximshme, nuk ka rëndësi nëse del vetëm ose po bën diçka të rëndësishme. Por Victoria nuk sheh asgjë të gabuar në të veshurit të rrobave më shumë se një herë.

Michelle Obama

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së gjithmonë është shfaqur mjaft elegante, edhe kur veshi të njëjtën veshje dy herë. Kështu që në shtator 2010, Michelle u shfaq me një fustan të zi me një model lulesh në një ngjarje në New York dhe dy vjet më vonë, ajo veshi të njëjtën veshje gjatë një vizite zyrtare në Arlington.

Cate Blanchett

Kjo aktore e Hollywood-it mund të veshë me lehtësi dy herë të njëjtat rroba për një ceremoni në tapetin e kuq. Ajo veshi këtë fustan të mrekullueshëm Armani për ceremoninë e Globit të Artë në Janar 2014, dhe katër vjet më vonë, ajo u shfaq me të njëjtën veshje në Kanë.

Anna Wintour

Sado e habitshme të jetë, redaktorja e Vogue dhe një nga figurat më me ndikim në botën e modës, shpesh vesh më shumë se dy herë veshjet e saj. Në vitin 2012, në pritjen e Kryeministrit Britanik, ajo kishte veshur veshjen që ajo ishte shfaqur edhe tri vjet më vonë në Met Gala.

Helena Bonham Carter

Për shkak se kjo aktore ka një shije shumë ekstravagante, çdo paraqitje e saj ju lë një përshtypje të paharrueshme. Por pavarësisht kësaj, Helena është plotësisht në rregull me veshjet e veshura dy herë. Kështu, në vitin 2012 në Festivalin e Filmit në Londër ajo kishte veshur të njëjtën veshje që kishte veshur një vit më parë, thjesht me një stil dhe aksesorë të ndryshëm.

Helen Mirren

Një aktore e Hollywoodit në këtë nivel mund të bëjë gjithçka që dëshiron: Helena kishte veshur të njëjtën veshje vetëm dy muaj larg. Ajo me të vërtetë duhet ta ketë pëlqyer këtë fustan Dolce & Gabbana, me printimet e vizatimeve për fëmijë.

Kate Middleton

Dukesha e Cambridge tashmë i ka dëshmuar botës dhe Britanisë se ajo është një person i kujdesshëm. Ajo i pëlqen rrobat që nuk janë nga markat shumë të shtrenjta dhe ajo vesh gjëra dy apo edhe tri herë, duke ndryshuar vetëm aksesorët dhe stilin e flokëve.

Meryl Streep

Në vitin 2009, aktorja dha spektakël kur u shfaq në një ngjarje BAFTA duke veshur një fustan që kishte veshur për një ceremoni Oscar në 1979. Që atëherë, Meryl është bërë një aktore me famë botërore, ajo ka fituar shumë çmime, por veshja 30-vjeçare dukej edhe më e mirë se ajo që herën e parë kur e veshi atë.

Tags: dy hereFemra te famshmeveshje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta!
Breaking News

Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta!

03/01/2026
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!
Breaking News

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!

02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
Next Post
Në karantinën luksoze të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, edhe në kushte izolimi çifti një shembull për të gjithë

Në karantinën luksoze të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, edhe në kushte izolimi çifti një shembull për të gjithë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera