Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Nga Michelle Obama në Ballkan/ “Corriere della Sera” jehonë festivalit të ushqimit në Shkodër!

14/07/2022
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Michelle Obama në Ballkan/ “Corriere della Sera” jehonë festivalit të ushqimit në Shkodër!

Prej ditës së sotme Shkodra mirëpret një prej ngjarjeve më të veçanta të stinës së verës, duke u bërë shtëpia e madhe e shijes dhe elegancës gastronomike.





“Shkodra International Food Event”, do të ketë këtë vit edicionin e parë të festivalit të ushqimit dhe pijeve.

Nga sot deri më 16 korrik, Shkodra nis festën ku rreth 30 restorante dhe shefat e tyre, do të bashkojnë forcat për të treguar një anë që vlen për t’u zbuluar dhe shijuar. Eventi synon prezantimin e produkteve lokale, menunë e pasur të kuzhinës tradicionale shkodrane, promovimin e atraksioneve turistike të territorit dhe është menduar të organizohet si një festë e shtrirë në te gjithë qytetin e Shkodrës.


Një udhëtim përmes trashëgimisë së pasur gastronomike, kulturore, artistike, historike dhe bukurive natyrore. Kur kanë mbetur detajet e fundit të përgatitjeve, eventi ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane.

E përditshmja “Corriere della Sera” i ka kushtuar një faqe të plotë faktit që në festival do të jetë i pranishëm një prej shefave më të famshëm të kuzhinës italiane, Carlo Zarri.

Nën titullin “Nga Michelle Obama në Ballkan”, bëhen një përshkrim i hollësishëm këtij organizimi që për 3 ditë radhazi e kthen Shkodrën në epiqendër të shijes, elegancës dhe traditave më të mira të saj.

“Nga Piemonte në Shqipëri, pasi ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si (Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj), Carlo Zarri, pronari i hotel-restorantit “Villa San Carlo di Cortemilia (Cuneo) do të jetë në Shkodër,  ku prej 14-16 korrik merr jetë edicioni i parë i festivalit “SHIFE”, një festival ndërkombëtar i ushqimit i organizuar nën kujdesin e kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia, me përkujdesjen e shefit piemontez të kuzhinës.

Gjatë një takimi me Bardh Spahinë, në “Expo Milano” ku menaxhoja ushqimin dhe verën në hapësirën e SHBA-së, shpjegon Zarri, në atë kohë Spahia nuk ishte akoma kryetar i bashkisë, por vjen dhe më takon në “Cortemilia”, ku pas një shëtitje më premton se do më priste në Shkodër për të organizuar të parin festival ndërkombëtar të ushqimit në Shqipëri. Një premtim i bërë realitet.

Përse të zgjedhësh një shef kuzhine piemontez për të drejtuar një eveniment shqiptar?

Motivet janë disa dhe të gjitha vënë theksin tek lidhjet mes dy popujve-tonë thotë Zarri, i cili shprehet se Shqipëria ngjan si një degë e Italisë ku të gjithë flasin gjuhën italiane, e kuptojnë atë shumë mirë dhe ata që punojnë në kuzhinë kanë kaluar një periudhë kohe në Itali dhe njohin zakonet tona. Nuk është gjithçka.

Shqiptarët janë të lidhur me një model kuzhine të thjeshtë, bazuar në një ekonomi të ngjashme- shton Zarri, ku si në Itali që po ndodh prej disa vitesh, janë duke kërkuar të rikuperojnë disa ingredientë lokal që po rrezikojnë të humbasin nga pasojat e kohës. Shefi i famshëm i kuzhinës italiane, Zarri, po punon me kuzhinierët e zonës për të sjellë pjata të veçanta që nxjerrin në pah vlerat më të mira të zonës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe prezantimet e verërave lokale.

E ndërsa është gati festivali i parë i këtij lloji, paralelisht Spahia dhe Zarri po punojnë për objektivin tjetër madhor të një tradite që do të vijojë. Në 2023 ata do të finalizojë binjakëzimin e Shkodrës me një komunë të rëndësishme në Itali, për ta zhvilluar festivalin dhe shpalosjen e këtyre vlerave në të dy rajonet.

Vetë kryebashkiaku Spahia e ka cilësuar festivalin si hapin e parë të kthimit të Shkodres në vendin që i takon në rang kombëtar dhe atë ndërkombëtar, si një qytet ku turizmi zhvillohet mbi rrënjët e forta të traditës dhe pasurive të pafundme të territorrit, ndërthurur me elementet që koha i dikton”.

Nga 14-16 korrik, për 3 ditë radhazi, Shkodra do të jetë shtëpia e madhe ku bashkohen vlerat më të mira turistike, me gastronominë dhe verërat lokale, që e bëjnë tunduese për të gjithë ofertën për të mos munguar në të parin festival të këtyre përmasave”, thuhet në shkrim.

Shkodra mirëpret të gjithë miqtë nga e gjithë Shqipëria për të ndarë “bukën” në këtë
festë të parë të kësaj natyre.

Tags: ballkanCorriere della serafestival nderkombetarfestivali i ushqimit ne shkodermichelle obamashef kuzhine
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Kërkoi shqyrtim të vendimit, Amber Heard humb për herë të dytë!

Kërkoi shqyrtim të vendimit, Amber Heard humb për herë të dytë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera