Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Nga RevistaWho.Com / DIETA E IRENA KITËS: Ja çfarë bëj për ta mbajtur trupin në formë

14/10/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga RevistaWho.Com / DIETA E IRENA KITËS: Ja çfarë bëj për ta mbajtur trupin në formë

“RevistaWho.Com” do të sjellë nga kjo javë e në vijim dietën e një personazhi publik, duke ndarë kështu me të gjithë lexuesit regjimin ushqimor që duhet të ndjekim për të pasur një trup si të të famshmëve që na pëlqejnë. E para që çel këtë rubrikë është blogger-ja IRENA KITA. Lexoni më si më poshtë vijon regjimin e saj…





Të ushqyerit në mënyrë korrekte dhe aktiviteti fizik ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të përgjithshëm. Secili proces në organizmin tonë shfrytëzon energji dhe kjo sigurohet nga ushqimi të cilin ne e konsumojmë dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim. Kjo do të thotë që ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik përforcojnë shumë imunitetin tonë, i cili ripërtërihet çdo shtatë ditë dhe një imunitet i fortë zvogëlon dukshëm gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme.

ea4d28726f32c225d12c227e2d551c57


Mëngjesi

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por që shpesh shumë njerëz e neglizhojnë. Vakti i parë i ditës, duhet të ketë tri shtylla kryesore: një bazë solide karbohidratesh, fruta, qumësht ose kos. Karbohidratet, burimi kryesor i të cilave janë drithërat, biskotat, buka e thekur, veprojnë menjëherë mbi metabolizmin e glukozit dhe mbi insulinën, ndaj në vaktet e mëvonshme trupi ka nevojë për më pak kalori. Gjatë mëngjesit preferoj të konsumoj drithërat me qumësht ose me kos, lëng portokalli si dhe ujë pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe sjell ndikim pozitiv në tru. Duhet patur kujdes që në mëngjes të mos merren ushqime që rëndojnë dhe të vënë në gjumë. Mëngjesi duhet të përmbajë rreth 500 kalori ose e thënë ndryshe 2/10 e kalorive ditore.

14647340_1040102412753947_1857605419_o

Dreka

Shumë njerëz e konsiderojnë si vaktin më kryesor të ditës, sepse aty ndihen mirë për të konsumuar sa më shumë ushqim. Por në mes drekës dhe mëngjesit ka një hapësirë kohore prej 6 orësh dhe këtë hapësirë unë e thyej në mes me ndonjë frut. Dreka duhet të ofrojë 3/10 e kalorive ditore që do të thotë rreth 700 kalori. Gjatë saj preferoj të konsumoj mishin e bardhë e peshkun dhe në çdo rast, cilado qoftë nevoja kalorike, frutat dhe perimet të cilat janë boshti i pushimit të drekës. Dhe ja ku arritëm tek pasditja koha ideale për t’u ushtruar në natyrë ose në palestër. Unë stërvitem mesatarisht rreth tre herë në javë për një orë e gjysëm dhe preferoj t’i alternoj sportet midis fitness-it, aerobisë, tennis-it, notit, etj. Që fëmijë kam qënë shumë aktive dhe këtë gjë besoj ia kam trashëguar edhe vajzës time. Sporti më është bërë pjesë e pandashme e jetës time dhe ndihem mrekullisht shumë mirë fizikisht dhe shpirtërisht, pasi duhet theksuar fakti, që sporti është një eliksir shërimi për shpirtin, mendjen dhe trupin.

14689282_1040102432753945_1267695578_o

Darka

Para se të vijë darka sigurisht që konsumoj ndonjë frut kalorik si banane, mango, etj, apo ndonjë fetë bukë të hollë të thekur. Darka duhet të jetë jo më shumë se gjysma e drekës sa i takon kalorive që do të thotë rreth 350 kalori. Para se të më zërë gjumi pi një gotë qumësht dhe fruta të thata të cilat janë perfekt për një gjumë të qetë dhe të ëmbël. Ushqimet e preferuara janë quinoa, orizi, kus kus, peshk, salmon, mish i bardhë, perimet pa përjashtim, avokado, të gjitha frutat (sidmos ato të stinës), frutat e thata, çokollata e zezë dhe akulloren. Nga pijet preferoj verën. Ato që nuk toleroj dot janë junk food, tip Mcdonald`s, të skuqurat, coca-cola-n, super alkoolet dhe pijet energjike. Dhe për fund, çdo gjë që ne bëjmë sot, në të ardhmen do të na shpaguhet me një dhuratë të vlefshme e që është një shëndet më i mirë.

Përgatiti: Isilda Bellaj

Tags: dietairena kita
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Stereotipet për femrat beqare që nuk duhet të ekzistojnë më

Stereotipet për femrat beqare që nuk duhet të ekzistojnë më








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera