Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Nga RevistaWho.Com / Flet Lori e “BB”: Ju rrëfej marrëdhënien me Cozman, ai s’ka defekte

11/03/2017
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga RevistaWho.Com / Flet Lori e “BB”: Ju rrëfej marrëdhënien me Cozman, ai s’ka defekte

Gjatë ditë së sotme në mediat online, u rikthye në vëmendje emri i Lori Hoxhallarit, vajzës seksi, pjesëmarrëse në “Big Brother”, e cila prej disa kohësh përflitet për një histori dashurie me reperin Cozman. Kanë qenë disa video të publikuara nga vetë modelja, ato të cilat i kanë shtuar dyshimet, duke qenë se Lori dhe Cozman shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në këto imazhe. Por Lori, në një intervistë me revistawho.com sqaron gjithë të vërtetën e kësaj marrëdhënieje dhe rrëfen njohjen e saj më Cozman.





Lori me çfarë po merresh këto kohë?

Momentalisht nuk jam e angazhuar me punë asgjëkundi dhe po i kushtoj një kohë të mirë kujdesit për veten. Kam dy vjet e gjysmë që ushtrohem rregullisht në palestër dhe ndryshimet tek unë janë të kënaqshme, por gjithsesi nuk do ndalem. Palestra tashmë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime.


U riktheve sot në vëmendjen e medias për shkak të disa videove të publikuara me reperin e famshëm, Cozman… Ç’marrëdhënie ke ti me të?

Me Cozman përveç bashkëpunimit në klipin e këngës “Si dje”, na lidh edhe një shoqëri shumë e mirë.

 

Vetëm kaq? Nuk ka asgjë më shumë?

Absolutisht jo.

Gjatë klipit u njohe me Cozman, apo kishit një njohje të mëparshme?

Jo, me Cozman u njohëm gjatë klipit. Agjencia Grace Models, ku unë kam punuar si modele për shumë kohë e mundësoi këtë bashkëpunim.

Të ka ngacmuar ndonjëherë Cozman?

Jo.

Ka gjasa që shoqëria juaj të kthehet në dashuri?

Më pëlqen që të mbajmë këtë marrëdhënie shoqërore që kemi.

Çfarë të pëlqen më shumë tek ai?

Cozman është një njeri pa defekte dhe me të mund t’ia kalosh mirë çdo herë (e theksoj pa nënkuptime të tjera).

Ok, e lëmë Cozman dhe flasim pak për “Big Brother”, që nis së shpejti. Ç’mendon për formatin e prezantuar deri tani në media?

Në “Big Brother” duhej diçka e re, diçka ndryshe dhe bie më shumë se dakord me disa rregulla të vëna.

Do hyje përsëri?

Do të futesha përsëri në shtëpinë e “Big Brother” nëse do të bëhej një edicion me të përzgjedhurit nga edicioni i parë e deri tek i fundit. Pse jo! / revistawho.com

Tags: cozmanLori Hoxhallari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
VIDEO / Olti Curri, rreziku i banorëve të “Big Brother”

VIDEO / Olti Curri, rreziku i banorëve të "Big Brother"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera