Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Nga revistawho.com / Ndarjet më të bujshme të vitit 2017-të, ja 11 çiftet që i dhanë fund lidhjeve

31/12/2017
in Pa kategori
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga revistawho.com / Ndarjet më të bujshme të vitit 2017-të, ja 11 çiftet që i dhanë fund lidhjeve

Sot është dita e fundit e vitit dhe të gjithë bëjmë bilancin e arritjeve apo të ngjarjeve që kemi lënë pas. Në botën e shoëbiz-it krahas shumë lajmeve të bukura, janë shënuar edhe disa ndarje/divorce të personazheve të dashur për publikun. Ne, po ua rifreskojmë pak memorien duke listuar disa nga ndarjet që kanë bërë më shumë zhurmë në media.





Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni


Këngëtarja e njohur e muzikës Jonida Maliqi i dha fund gjatë këtij viti marrëdhënies 17-vjeçare me bashkëshortin e saj Gent Prizreni. Lajmi u publikua për herë të parë nga “revistawho.com“. Sipas këngëtares, tashmë motiv i më i bukur në jetë është djali i tyre.

Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Një nga ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas, ishte edhe divorci i balerinës Klaudia Pepa nga koreografi Albi Nako. Çifti i njohur vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare. Pavarësisht arsyeve që e çuan çiftin drejt ndarjes, koreografi ka deklaruar se Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

Në fillim të vitit lidhja e tyre ishte një nga më të përfolurat e medias rozë dhe gjithçka dukej se po shkonte shumë mirë, derisa disa javë më parë nisën të qarkullojnë zërat për një ndarje mes dyshes së suksesit Era-Faton… Ishte vetë menaxheri i artistes Istrefi dhe i shumë të tjerëve në skenën shqiptare që konfirmoi thashethemet për ndarje në një intervistë për programin “Thumb”.

Sisi dhe Pirro Çako

Pas një marrëdhënieje 5-vjeçare, kantautori Pirro Çako dhe partnerja e tij disa vite më e re, Sisi u ndanë. Çifti nuk u prononcuan për arsyet e ndarjes.

Bora Zemani dhe Vin Veli

Bora Zemani dhe Vin Veli janë përfolur gjatë për një ndarje të mundshme, por çifti e mohonte këtë fakt derisa “revistawho.com” publikoi e para lajmin e ndarjes. Më vonë ishte Vin Veli ai që e konfirmoi në një intervistë me Rudina Magjistarin se marrëdhënia e tij me moderatoren sportive kishte përfunduar. Ata janë prindër të një djali.

Hueyda El Saied dhe Mishel

Shoëgirl-i Hueyda El Said ka pranuar ndarjen nga partneri i saj Mishel, në “Top Shoë Magazine” transmetuar në “Top Channel”. Ajo zbuloi se arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia e bashkëshortit. Pas kësaj deklarate, “revistawho.com” publikoi fotot e partnerit të ri të bukuroshes.

Arta Nitaj dhe Bruno

Këngëtari i njohur Bruno dhe ish-partnerja e tij Arta Nitaj, kanë qenë një tjetër çift shumë i lakuar gjatë 2017-tës, të cilët gjithashtu u ndanë pa dhënë detaje për fansat e tyre.

Fjorentina dhe Olsi (Big Brother)

Ata ishin padyshim një nga çiftet më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother”. Lidhja e Olsit dhe Fjorit rezistoi për shumë pak kohë dhe megjithë përpjekjet e tyre për rikthim, gjërat nuk funksionuan.

Xheni dhe Benardi (Big Brother)

Një nga çiftet e krijuar në këtë edicion të “Big Brother” Xheni dhe Benardi, i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë pjesëmarrjes në një tjetër program televiziv. Xheni tha se Benardi e mori për të mirëqënë dhe kjo i çoi drejt ndarjes.

Stresi dhe Keisi

Këtë vit reperi Stresi pranoi publikisht lidhjen e tij me një vajzë simpatike të quajtur Keisi. Por jo çdo gjë shkoi mirë, pasi reperi me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ tregoi se ishte ndarë nga e dashura e tij.

Big Mama

Pas ndryshimit drastik në pamje, Big Mama pranoi hapur lidhjen e saj të dashurisë, madje u fol edhe për një martesë të mundshme. Por papritur këngëtarja deklaroi se ishte ndarë nga i dashuri dhe nuk kishte më vend për rikthim. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Bigu ka lënë vend për hamendësime se tashmë mund të jetë në një lidhje të re. “Unë kam kap tjetrin, ti thu vajto për të vjetrin”, – ka thënë me duke qeshur këngëtarja. / revistawho.com

Tags: ndarjetrevista whoTe famshem
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Nga revistawho.com / Të ekspozuar ose jo, këta ishin çiftet e reja të 2017-tës (ose të paktën kështu u tha)

Nga revistawho.com / Të ekspozuar ose jo, këta ishin çiftet e reja të 2017-tës (ose të paktën kështu u tha)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera