Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

NGA REVISTAWHO.COM/ Rrëfehet balerina e njohur shqiptare: Jeta ime mes Shqipërisë dhe SHBA-së, largësia është shumë e vështirë

01/03/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
NGA REVISTAWHO.COM/ Rrëfehet balerina e njohur shqiptare: Jeta ime mes Shqipërisë dhe SHBA-së, largësia është shumë e vështirë

Ajo është një nga balerinat më të pëlqyera e të suksesshme në vendin tonë, por që shpreson se me artin e saj do të lërë gjurmë edhe përtej oqeanit, pasi prej kohësh bukuroshja është zhvendosur në SHBA. Adela Lami, vajza me shumë ndjekës në rrjete sociale dhe me një pasion të veçantë për modën tregon në një intervistë për revistawho.com jetën e saj në Amerikë, çfarë e rikthen shpesh në Shqipëri dhe nëse ekziston dikush që i ka marrë zemrën biondes së ëmbël.





Jeta jote tashmë është mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Çfarë e mban Adelën këtu dhe cilat janë synimet e tua në Amerikë?


Arsyeja që vij shpesh në Shqipëri është familja dhe shoqëria. Më mungojnë shumë dhe kthehem herë pas here t’i shoh. Në Amerikë dua të lë gjurmë, dua që arti im të lërë gjurmë.

Mund të na thuash rutinën e ditës tënde në SHBA, a je mësuar me ushqimin atje apo me ritmin e shpejtë të ditës?

Jam ambientuar shumë shpejt me jetesën në Amerikë dhe mendoj se kam qenë gjithmonë e destinuar për të. Dita ime fillon me balet, vazhdon me studime dhe sigurisht me shëtitje e aktivitete pafund meqenëse New York t’i mundëson këto kënaqësi. Dita ime nuk është asnjëherë e qetë dhe koha për gjumë është gjithmonë e limituar.

Me kë shoqërohet Adela atje? Ke bërë miq amerikanë dhe nëse po, çfarë mendimi kanë për Shqipërinë?

Kam shumë miq amerikanë dhe jo vetëm. Një nga të mirat e të jetuarit në New York është fakti që njeh etni të ndryshme dhe kjo mua më pëlqen shumë. Disa nga miqtë e mi nuk e njihnin Shqipërinë më përpara, por tanimë shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën të vijnë dhe ta vizitojnë.

A merr pjesë në jetën e komunitetit shqiptar atje?

Përpiqem të marr pjesë në aktivitetet kryesore të komunitetit shqiptar, pasi më sjellin më pranë Shqipërinë dhe familjen.

Ke takuar shqiptarë të suksesshëm, të famshëm?

Kam takuar mjaft njerëz të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj. Një nga shqiptarët e suksesshëm që kam pasur fatin të jem dhe në një sallë kërcimi me të, duke më dhënë këshilla, është Toni Dovolani. Jam pafundësisht e lumtur kur shoh shqiptarë të tillë, më inspirojnë.

A do të të shohim shpejt në skenat e mëdha në SHBA?

Po punoj fort për këtë. Shpresoj që dhe fati të më bëhet krah.

Ëndërron të jesh balerinë në videoklipin e ndonjë këngëtari të famshëm? Nëse po, të kujt?

Jo, kjo s’ka qenë ëndrra ime dhe nuk besoj se do të jetë ndonjëherë. Më pëlqen televizioni dhe dëshiroj që një ditë të më jepet mundësia të jem pjesë e tij, por si protagoniste dhe jo plotësuese e performancës së ndonjë këngëtari të famshëm.

Familja jote është dakord me vendimin tënd për të jetuar aq larg?

Si mendoni ju? Largësia nuk është e lehtë, por fatmirësisht familja ime përkrah fort ëndrrat e mia. Në çdo vend të botës të jem, unë jam tre (unë, mami, babi), pasi unë pa ta nuk jam Adel.

Teksa hedhim një sy në ‘Instagram-in’ tënd, kuptojmë shumë lehtë që ti je e apasionuar dhe pas modës. Shpenzon shumë?

Jam tepër e apasionuar sepse për mua veshjet janë pjesë e karakterit tim. Shpenzoj mjaftueshëm, edhe pse nuk jam e fiksuar pas brand-eve dhe veshjeve ekstremisht të shtrenjta.

Një vajzë kaq e bukur sa ti ka një mashkull në jetën e saj?

New York më ka marrë zemrën e unë do ta lë atë ta mbajë për një kohë të gjatë./ RevistaWho.Com

Tags: ADEL LAMIbalerineshbaShqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
FOTO/ Anjeza Brankës i propozojnë për martesë, këngëtarja: E gjeta fatin tim

FOTO/ Anjeza Brankës i propozojnë për martesë, këngëtarja: E gjeta fatin tim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera