Java e Modës në New York është kryefjala e këtyre ditëve. Mes ngjyrave, modeleve dhe stilistëve më të njohur në botë, spikati edhe emri i Christian Siriano. Stilisti i famshëm prezantoi koleksionin “Spring/Summer 2026”, duke sjellë një udhëtim unik në botën e modës: nga eleganca e filmave bardhë-e-zi deri te një shpërthim i gjallë ngjyrash. Shfaqja u mbajt në Macy’s Herald Square, ku bodrumi u transformua në një sallon kinemaje me perde kremi dhe atmosferë që rikthente magjinë e Hollywood-it klasik.
Ndër të ftuarit e veçantë ishte edhe stilistja shqiptare Miranda Dupi, e cila udhëtoi drejt Nju Jorkut me një ftesë ekskluzive nga vetë Siriano. Tashmë mbetet të zbulojmë surprizën e radhës që Miranda ka rezervuar për publikun…









