Johnny Depp u përball prapë në gjyq me Amber Heard, të cilën e akuzon për shpifje dhe kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim prej saj, për prishje të imazhit. Baza e akuzës është një shkrim për dhunën në familje që ajo publikoi në vitin 2018.
Prej ditësh po mbahen seanca gjyqësore dhe së fundmi, avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft, zbuloi një mesazh të shkëmbyer midis Depp dhe mikut të tij Baruch në tetor 2016.
“Shpresoj që kufoma e Amberit po dekompozohet në bagazhin e ndonjë Honda”, shkruhej në të.
Shoku i Depp, dëshmoi në gjyq dhe e pranoi marrjen e këtij mesazhi, por nga ana tjetër drklaroi: “I kam parë vetëm dy herë të zihen. Edhe Amber ishte shumë e dashur. Më ofronte për të ngrënë. Vetëm një herë nuk më ofroi sepse po vinte maskën për fytyrën e saj të bukur”.
Nga ana tjetër, kanë dalë edhe video të Amber Heard me Elon Musk dhe aktorin James Franco, të dy duke shkuar në apartamentin e çiftit. Depp e akuzoi ish bashkëshorten për tradhti./revistawho.com