Projekte, udhëtime, dalje me shoqërinë, të gjitha i gjen në Instagramin e Xhemit, por deri këtu. Se kur vjen puna tek jeta private rrallë shumë rrallë poston ndonjë foto me djemtë. Të mos flasim pastaj për bashkëshortin, fotot me të cilin i ruan vetëm për vete.
Megjithatë mbrëmjen e sotme Xhemi e ka thyer këtë rregull dhe ja ku keni një foto të moderatores përqafuar me njeriun e zemrës, teksa shijojnë nga një gotë verë me një pamje mbreslënëse krah tyre. Mirëpo edhe tek kjo foto mungon diçka: Xhemi sërish e ka ruajtur në maksimum privatësinë duke pozuar me kurriz me bashkëshortin.

Në një intervistë së fundmi për “Revista Who”, Xhemi tregoi se për të nuk ka më ekan dhe tani po i përkushtohet në maksimum bashkëshortit e djemve.







