Këngëtarja me famë botërore, Barbara Weldens ka ndërruar jetë teksa po këndonte në skenë. Akoma mbetet enigmë arsyeja se si 35-vjeçarja vdiq, pasi akoma po punohet në vërtetimin e hipotezave. Filmimet parashtrojnë që ajo mund të ketë vdekur si pasojë e kontaktit me një kabull elektrik dhe eventualisht vdekja ka qenë e pashmangshme. Ngjarja ndodhi në skenën e festivalit Leo Ferre në fshatin Goudron, në jug të Francës. Një humbje e rëndë për botën e muzikës!