Nicki Minaj është penduar për disa nga operacionet e saj plastike. Reperja 40-vjeçare rrëfeu pendesën e saj në episodin e The Run-Through me podcastin e Vogue.
“Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, më shumë se gjasë, jo patjetër, por më shumë se gjasë do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni, “Isha mirë ashtu siç isha”. Dhe kjo është ajo që më ndodhi”, tha Nicki.
Reperja tha se nuk i pëlqente mënyra si dukej, por tani do e donte sërish fizikun që ka patur.
“Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha një prapanicë të sheshtë, të kisha gjoks që nuk qëndronte mjaftueshëm lart. Ishin shumë gjëra,” vazhdoi ajo. “Dhe kur shikoj veten time dikush, fjalë për fjalë them: “Oh, unë dua të dukem përsëri si ajo vajzë”.
“Arsyeja pse nuk isha në gjendje të shikoja prapa në fotot e mia të vjetra ishte sepse nuk më pëlqeu mënyra se si dukesha, fizikisht”, shtoi Minaj. “Dhe tani më pëlqen mënyra se si ai person duket fizikisht.”
Reperja shpjegoi se si vendimi i saj për të bërë ndryshime u bazua në personalitetin e saj publik në rritje. Pasioni i saj për muzikën e ka çuar atë në një mjedis “shumë të frikshëm” me “miliona” njerëz që e shikojnë atë.







