Neslihan Atagul është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Nihan’ në serialin “Dashuri e Pafund”. Dy ditë më parë aktorja ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të dhe surprizat vazhdojnë ende.
Kanë qenë fansat e saj në Afrikë ata të cilët i kanë bërë dhuratën më të bukur. Fansat kanë dhuruar ëmbëlsira dhe ushqime për fëmijët e varfër në emër të aktores. Ky gjest e ka emocionuar pafund Neslihanin duke e bërë edhe të përlotet./revistawho.com