Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nik Xhelilaj flet për gratë, partnerin në film dhe gjermanishten e tij

24/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nik Xhelilaj flet për gratë, partnerin në film dhe gjermanishten e tij

Deri më tani atë nuk e ka njohur askush në Gjermani. Por, jeta e tij do të ndryshojë. Kreshnik “Nik” Xhelilaj (33 vjeçar) është “Winnetou” i ri. Aktori shqiptar do të shfaqet në tri pjesë në RTL: (25,27,29 dhjetor) dhe është duke ndjekur gjurmët e aktorit të ndjerë Pierre Brice. Në një intervistë për express.de, Xhelilaj flet për rolin e tij në film, gratë, për jetën në Gjermani dhe për gjuhën gjermane. “Albinfo.ch” ua ofron gjithë intervistën të përkthyer në gjuhën shqipe.





Sa jeni i privilegjuar që luani Winnetoun?

Kënaqësi e madhe! Winnetou është një privilegj shumë i madh. Në fillim nuk e kam kuptuar fare se sa i rëndësishëm është ky film në Gjermani. Tani e di, çfarë do të thotë Winnetou për njerëzit dhe për mua. Në Shqipëri Winnetou nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm. Ne ishim për kohë të gjatë një shoqëri komuniste, dhe gjithçka perëndimore ishte e paprekshme. Kjo është fatkeqësi. Do të doja shumë që si fëmijë ta kisha lexuar librin për Winnetoun.


A keni pasur mundësi të njiheni me Pierre Brice para se të vdiste?

Fatkeqësisht jo. Të njëjtën ditë kur unë e kisha audicionin tim të parë, ai kishte vdekur. Kjo është shumë pikëlluese. Do të kisha dashur me shumë qejf të pija një kafe dhe të bisedonim rreth rolit. Në fakt unë nuk preferoj ta kopjoj, por një bisedë me të, do të ishte vërtet interesante.

Shumica e shikueseve nuk ju njohin. Si do ta përshkruani veten?

Unë jam Niku nga Shqipëria. Në vitet e fundit kam jetuar në gjysmën e Evropës. Unë e pëlqej atë që e bëj.

Ju dukeni madhështor në rolin e Winnetout, keni një trup shumë të formuar sidomos pjesa e barkut, shumë e fortë. Sa vështirë e keni pasur për të mbajtur dietë?

Sinqerisht t’ju them: Është shumë e vështirë për ta menduar. Veçanërisht në 15 ditët e para, pastaj ju mësoheni me atë sistem, mirëpo në asnjë mënyrë nuk guxoni të hani karbohidrate. Por, unë e falënderoj Zotin për këtë mundësi të domosdoshme, përndryshe kurrë nuk do të kisha ushtruar kaq shumë dhe trupi im nuk do të dukej kështu.

Çfarë keni ngrënë menjëherë pas filmit?

Kemi shkuar me Wotanin te shtëpia e tij në Këln dhe kemi pirë nga një gotë verë. Në shishe shkruante „Blutsbrüder-Wein“. (Verë – Vëllezër të gjakut). Pastaj ai e ka përgatitur ai një biftek argjentinas të mrekullueshëm.

Jeni po ashtu edhe në jetën reale shokë?

Absolutisht! Nëpërmjet filmit ne kemi krijuar miqësinë tonë. Ne jemi bërë vëllezër të vërtetë të gjakut. Unë gjithmonë kam një siguri tek Wotani, kur ai mendon seriozisht. Ai i sheh gjërat shumë me qartë se sa unë. Ai më ka mbështetur plotësisht në situatën time të re. E di se atë mundem ta thërras në çdo kohë. Apo ndoshta ai do të më telefononte mua, sepse ai e di, kur unë kam nevojë. Gjithmonë thirrjet e tij më gëzojnë. Ai kurrë nuk më ka mërzitur të bisedoj me të. Kjo është diçka e veçantë.

Thuajse secila femër që ju shikon si Winnetou, menjëherë shikon edhe pjesën e epërme të trupit tuaj. A kanë shanse shikueset apo tashmë jeni dhënë?

Jo, në këtë moment nuk ka të dashur. Nëse unë njoh një femër të mrekullueshme, natyrisht se do të jetë mrekulli. Por ia lë kohës se kur do të vijë. Nuk kam një tip special të femrës. Më pëlqejnë femrat e thjeshta, ashtu siç janë në të vërtetë.

Ju jetoni që prej tetë muajsh në Gjermani. Sa keni arritur të mësoni gjuhën gjermane deri më tani?

Vazhdoj gjithmonë e më mirë. Jam shpërngulur në lindje të Berlinit, dhe aty kam një banesë. Prej tre muajsh jam i zhvendosur totalisht në Gjermani dhe po e ndjek një kurs të gjuhës në një kolegj popullor. I bëj detyrat me shumë zell. Aktualisht jam më i miri në kurs, por edhe të tjerët janë të huaj. Me nevojitet më shumë shoqëri me gjermanë për të mësuar më mirë gjuhën gjermane. Intervistën e ardhshme do ta bëjmë plotësisht në gjermanisht.

Tags: nik xhelilaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Next Post
FOTO/ Ndryshimi drastik i Enxhi Kamenicës

FOTO/ Ndryshimi drastik i Enxhi Kamenicës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera