Fushatat e bamirësisë apo në ndihmë të njerëzve në nevojë kanë gjithmonë nevojë për një zë që të dëgjohet dhe të sensibilizojë. Personazhet publikë që bëhen pjesë e këtyre fushatave janë të shumtë. Ata nëpërmjet imazhit të tyre përpiqen të kenë një impakt më të madh dhe të ndihmojnë familjet që gjenden në vështirësi.
I tillë është edhe rasti i aktorit shqiptar Nik Xhelilaj, i cili së fundmi është bërë pjesë e një fushate në ndihmë të njerëzve dhe fëmijëve në nevojë. Xhelilaj do të jetë amabasador i “World Vision” në Shqipëri dhe në Kosovë në projektin e quajtur “Hello”.
Xhelilaj ka publikuar në llogarinë e tij personale në “Instagram” një video ku shpreh keqardhje për shumë familje të cilat përveç ndihmës ekonomike kanë nevojë që dikush t’i dëgjojë dhe t’i mbështesë.
“Shumica e tyre ndihen në faj pse janë të pamundur fizikisht. Të ftoj të flasim, të dëgjojmë, t’i ndihmojmë me aq sa kemi mundësi këta fëmijë dhe familjarët e tyre”- ka shkruar aktori bashkangjitur videos.
Nik Xhelilaj prej disa vitesh po e zhvillon karrierën e tij artistike në Turqi dhe jo vetëm./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BhtW8mYAPc3/