Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Modë

Nis viti i ri akademik, ja disa ide për t’u veshur me stil këtë sezon!

07/10/2024
in Modë
Reading Time: 4 mins read
A A
Nis viti i ri akademik, ja disa ide për t’u veshur me stil këtë sezon!

Sot shënon ditën e parë të sezonit 2024-2025 për studentët e universiteteve, një periudhë e cila sjell liri dhe mundësi të reja. Një nga aspektet më emocionuese të kësaj periudhe është se tani je përgjegjëse për çdo detaj, nga ushqimi dhe larja e rrobave deri te zgjedhja e veshjeve.





Por në universitet, shpesh mund ta gjejmë veten pak ngushtë financiarisht, prandaj është e rëndësishme të investosh në një garderobë që mund të vishet çdo sezon. Mendo për shtresat, ngjyrat bazë si dhe kombinimet e stileve. Dhe për këpucët. Këpucë të mira. Jo ato që do të prishen në mes të një dite me shi.

Duke përmbushur të gjitha këto kritere, do të jetë më e lehtë të vishesh në mëngjes, të shkosh në auditor me komoditet dhe gjithashtu do të kesh më shumë para për gjëra të rëndësishme, si librat (dhe darkat me shoqërinë!)


Nëse po kërkon ide për çfarë të veshësh gjatë javëve të para në universitet dhe më tej, vazhdo të lexosh për disa veshje shkolle që do të të inspirojnë.

Pantallona të zeza, bluzë e bardhë dhe Converse

Nuk mund të gabosh me këtë kombinim – është kaq e lehtë për t’u veshur dhe do të jesh komode gjatë gjithë ditës. Plus, është një veshje e përshtatshme për shumë sezone. Pjesa më e mirë? Mund ta kombinosh me sandale në verë dhe me një trenchcoat në vjeshtë. Mund të zëvendësosh bluzën e bardhë me një nga bluzat grafike ose xhaketat e tua më të preferuara gjatë dimrit.

Xhinse të drejta, një xhaketë komode dhe çizme ushtarake

Këto lloj xhinsesh janë aq të kombinueshme sa ja vlen t’i marrësh në tre ngjyra.  Komode dhe me tendencën për të të zgjatur, më beso se do të duash t’i veshësh çdo ditë të javës. Kombinoji me një xhaketë komode dhe çizme ushtarake, ose me atlete të bardha dhe je gati për të dalë!

Leggings, bluzë oversize dhe Vans-a

Dëgjo – nuk ekziston askush në këtë botë që mund të pranojë me zë të lartë se leggings nuk janë pantallonat më të rehatshme në planet! Kombinoji me një bluzë të madhe ose oversize, një këmishë me kuadrata ose një xhaketë (edhe më mirë nëse mund ta gjesh në një në dyqan vintage) dhe një palë Vans për një pamje të relaksuar dhe pa shumë mund.

Fustani pinafore dhe këpucë loafers

Provo një stil akademik me një fustan pinafore, një bluzë me mëngë të gjata dhe loafers të trashë. Ky look është për ditët kur dëshiron të ndihesh e motivuar – edhe me anë të veshjes.

Fund me pala, pulovër dhe atlete të bardha

Merr frymëzim nga tenisi me këtë kombinim të bukur të fundit me pala dhe një sweatshirt për një atmosferë të freskët dhe atletike. Mos harro çorapet e kyçit.

 

Fustani cami, T-shirt dhe këpucë loafers

Nëse do të shkosh për të pirë apo ngrënë dicka direkt pas klasës së fundit të ditës, mund të provosh këtë outfit i cili transformohet nga njv veshje dite në një veshje nate me këtë fustan cami. Merr çizmet në çantë për një ndërrim të shpejtë, ose qëndro komode me loafers dhe çorape.


Tuta, bluzë, xhup puffer dhe atlete

Nëse s’ke kohë as të krehësh flokët teksa del nga dera e shtëpisë, gjithmonë mund të mbështetesh te një palë tuta joggers për të të shoqëruar deri në orën e fundit. Kombinoji me një xhup puffer për komoditet maksimal dhe voila.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ja kush u vesh më mirë dhe më keq në “Emmy Awards 2025”
Modë

Ja kush u vesh më mirë dhe më keq në “Emmy Awards 2025”

15/09/2025
14 sekrete elegance që çdo vajzë mund të mësojë nga Giorgio Armani
Modë

14 sekrete elegance që çdo vajzë mund të mësojë nga Giorgio Armani

04/09/2025
Për të gjithë ato që s’duan ta pranojnë se vera iku: Ja çantat më IN të fundsezonit! 
Modë

Për të gjithë ato që s’duan ta pranojnë se vera iku: Ja çantat më IN të fundsezonit! 

22/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
8 kombinime ngjyrash që po dominojnë pasarelat e vitit 2025! 
Modë

8 kombinime ngjyrash që po dominojnë pasarelat e vitit 2025! 

11/07/2025
Edhe depresioni ka një stil flokësh dhe do të jetë trendi i vitit 2025!
Modë

Edhe depresioni ka një stil flokësh dhe do të jetë trendi i vitit 2025!

08/06/2025
Next Post
Pas ndarjes nga Lumbardhi, Kaderit i vjen mundësia e madhe në ekran!

Pas ndarjes nga Lumbardhi, Kaderit i vjen mundësia e madhe në ekran!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera