Sapo mendonim se marrëdhëniet mes Harryt dhe familjes mbretërore po rregulloheshin pas lindjes së Lilibet, meqënëse u tha se ata kanë komunikuar e kanë dërguar foto, sot raportohet se William duket se nuk ka për ta falur të vëllain.
Burime pranë princit kanë treguar për “The times”, se ai dhe Kate u kanë thënë miqve se nuk e shohin të arsyeshme t’i flasin Harry-t.
“Ata i kanë thënë miqve se nuk ka kuptim t’i flasin Harry-t, që prej intervistës së tij dhe Meghanit tek Oprah”-tha burimi.
Një burim tjetër tha për “Us Weekly” se Williamit iu duk shumë e ulët që Harry nxorri detaje të jetës së tyre privatë dhe “e shtrembëroi të vërtetën” prandaj tani “ndihet jo rehat për t’i folur Harry” dhe ka frikë se e njëjta gjë mund të ndodhë sërish.







