‘Agjenti 007’ do të transmetohet së shpejti në kinema dhe xhirimet kanë nisur. Lajmi u bë i ditur disa ditë më parë nga përfaqësues të grupit të xhirimit, ndërsa sot protagonisti Daniel Craig është parë në xhirime në formë të shkëlqyer.
51-vjeçari është fotografuar me një koleg, i cili do të jetë shoku i tij i ngushtë në serinë e re të filmit me famë në mbarë botën. Xhirimet kanë nisur në Jamaica dhe pritet të zhvendosen në disa vende të tjera pas këtij destinacioni. Pritet gjithashtu të ketë hyrje të reja në serinë e radhës së ‘James Bond’.
Edhe këtë herë Agjenti 007 do të përballet me një grup kriminelësh që zotërojnë teknologjinë e fundit dhe ngjarjet do të jenë po aq argëtuese dhe të papritura sa në seritë më të hershme. / revistawho.com