Elsamed Senaj, ish-banori i “Big Brother 9” ka filluar sot xhirimet e klipit të tij më të ri. I njohur me emrin e artit Eli-G, karriera e tij ka filluar disa vite më parë ku numërohen disa bashkëpunime që e sollën në skenën muzikore. Videoklipi i rradhës do të përfshijë dhe disa nga shokët e tij që ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”. Olsi, Fjorentina, Liridoni dhe Donjeta kanë qenë të ftuarit për t’u bërë pjesë e rikthimit të Elsamedit në tregun shqiptar. Ata kanë udhëtuar sot drejt Shkodrës, ku shumë prej fotove shihen të pozicionuara në pedonalen e qytetit, saqë na lë të kuptojmë që një prej skenave do të jetë pikërisht atje./revistawho.com