Modelja Dorina Gegiçi dhe menaxheri Denis Avdiu kanë pranuar se janë në një lidhje. Ndonëse thashethemet kishin kohë që qarkullonin, duhej ditëlindja e modeles që çifti më në fund të pranonin se janë bashkë.
Denisi, menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, publikoi në Instagram një foto me modelen dhe e uroi për ditëlindje duke e shoqëruar postimin me zemër.
Dorina e ripostoi foton me fjalët “Të dua”, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.








