Arta Nitaj është bukuroshja që i ka marrë zemrën këngëtarit të “ThreeDots”, Bruno. Lidhja e tyre ka disa muaj që ka nisur, ndonëse romanca e tyre është zbuluar kohët e fundit. Akoma nuk ka një deklaratë zyrtare nga çifti, mirëpo burimet theksojnë që ata janë shumë të lumtur së bashku dhe preferojnë të qëndrojnë larg syrit të mediave. Në një postim të fundit në Instastory, aktorja e njohur ka publikuar një foto ku thuhet se “dhurata më e mirë që një burrë mund t’i bëjë një gruaje është koha e tij, vëmendja dhe dashuria….”. Bashkangjitur saj, Arta shkruan: “Është thuajse perfekt”. Të gjitha shenjat tregojnë që ky dedikim është për Brunon, por se sa e vërtetë është, këtë t’ja lëmë në dorë kohës dhe detajeve që çifti mund të zbulojë.