Ditën e sotme në media po përflitet për një tjetër ndarje në shoëbiz. Këtë herë bëhet fjalë për aktorin Amos Zaharia dhe këngëtaren Gigliola Haveriku. Çifti dikur shfaqej kudo bashkë dhe lidhjen e kishin bërë publike duke qenë se edhe në intervista flisnin për njëri-tjetrin. Mirëpo thashethemet për ndarjen e tyre kanë nisur pas një veprimi të të dyve në rrjete sociale. Amos dhe Gigliola e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe kanë fshirë fotot bashkë. Të themi me siguri që janë ndarë, nuk e themi dot, por ditët e sotme veprimet në rrjete sociale tregojnë shumë. Na mbetet të presim derisa të zbulojmë të vërtetën.