Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të re në ditën e lindjes. Nën titullin ‘Thirr’, këngëtarja tregoi se nuk ka ndërmend t’i largohet baladave, pasi edhe këtë herë vjen me një të tillë. Kënga ka një video shumë të thjeshtë ku shfaqet një oxhak dhe Elvana krah tij me një gotë vere. Ndërsa fabula është një histori dashurie që ka mbaruar. Për këtë baladë ajo ka bashkëpunuar me Darko Dimitrov.
Mesa duket Elvana do e kthejë në traditë publikimin e këngëve për ditëlindje. 3 vite më parë ajo festoi me prezantimin e një albumi shumë të veçantë./revistawho.com







