Së fundmi është themeluar organizata më e re jofitimprurëse “Klubi Sportiv Kamza 2021”. Kryetar i së cilës është Dashamir Çajka dhe trajner Sokol Çera. Në fokus të tij është krijimi i një ekipi peshngritjeje nga të gjithë sportistët dhe të rinjtë që e kanë pasion këtë sport, por nuk kanë mundësi ekonomike për ta ndjekur. Kjo organizatë është mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Peshngritjes dhe bashkia, e së fundmi antarët sportistë të saj kanë arritur të fitojnë kupën e parë kombëtare U17-U23 “Gudar Beqiraj”.
Ekipi i krijuar nga kjo organizatë ndjek një disiplinë sistematike sipas kushteve që duhen, e pritet të nxjerrë sportistë të mirë shqiptarë që me shumë gjasa do na përfaqësojnë edhe jashtë shtetit. Siç vetë drejtuesit dhe sportistët shprehen, ky ekip jep shpresë mes një familjeje të motivuar./revistawho.com