• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një festë e organizuar nga Drake i bën bashkë, por si reagon Kylie Jenner kur ndeshet me ish-të dashurit e motrave të saj?

Miliarderja e famshme, Kylie Jenner ishte e ftuar këtë javë në një festë të organizuar nga reperi Drake. Eventi ka bërë bashkë shumë personazhe të njohur nga ‘Hollywood-i’ si Tristan Thompson apo Ben Simmons, dy ish-të dashurit e motrave të Jenner.

Sipas burimeve për ‘Cosmopolitan’, 21-vjeçarja është ndeshur me Thompson dhe Simmons, por i ka injoruar totalisht. Kylie ka qëndruar në një cep të festës gjatë gjithë natës, ndërkohë që dy djemtë kanë lëvizur vazhdimisht duke u gjendur shumë herë pranë Kylie-t. Tristan kishte ardhur në festë së bashku me disa miq të tij, ndërsa Ben ishte i shoqëruar nga një vajzë, nga e cila nuk u nda për asnjë moment.

Kujtojmë se Khloe Kardashian i dha fund 6 muaj më parë lidhjes së saj me Tristan për shkak të tradhtisë së tij me shoqen e ngushtë të Jenner, ndërsa Kendall vetëm disa ditë më parë bëri publik faktin se nuk ishte më në një lidhje me Ben, duke mos dhënë asnjë shpjegim më shumë./revistawho.com