Sara Gjordeni ka ndarë detaje nga përvoja e saj e parë me familjen e Bardhit, partnerit të saj dhe babait të vajzës së tyre, Nea. Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, ajo rrëfeu se takimi nuk nisi në mënyrën më të ngrohtë, por situata ndryshoi shpejt pasi u shkëmbyen fjalë pozitive.
“Ishte shumë e çuditshme. Me Bardhin shkuam në shtëpi dhe ai ishte ulur. Kur erdhi gjyshi, Bardhi u ngrit menjëherë në këmbë. Takimi i tyre ishte pak i ftohtë në fillim,” tregoi Sara.
Ajo shtoi: “E pa mirë dhe i tha: ‘Sarën e ke çuar në shtëpinë tënde përpara se të vije këtu?’ Bardhi iu përgjigj: ‘Po patjetër,’ dhe më pas e pyeti: ‘Çfarë mendojnë ata të shtëpisë tënde?'”
Pasi thyen akullin, atmosfera u bë më e relaksuar: “Më pas i kërkoi mamit dy gota dhe tha: ‘Për hajër.’ Pastaj më tha që kishte dëgjuar fjalë të mira për mua,” përfundoi Sara.
Edhe pse fillimi ishte paksa i tensionuar, duket se takimi përfundoi me një ndjesi pozitive, duke treguar se shpesh mjafton pak kohë për të kapërcyer barrierat e para.