Një listë e gjatë me personazhe publikë që sa e sa herë i kemi komentuar për fizikun dhe pamjen e freskët edhe pse janë në të 50-tat ose më shumë se aq, paskan një sekret të përbashkët. Vaji i Ullirit.
Kushedi sa herë kemi dëgjuar për përdorimet e këtij vaji mrekullibërës, e tani po ju njohim dhe me mënyrat që e përdorin disa personazhe publikë, duke nisur nga Norma Kamali, plot 75 vjeç, por ende duket shumë më e re se mosha që mban mbi supe. Ajo ka treguar se ushqimi i preferuar i bukurisë për të është vaji i ullirit, me të cilin mban një shishe të vogël me vete përherë.
Jennifer Lopez tregon se vaji i ullirit është ingredient kyç në linjën e saj të kujdesit për trupin, fytyrën dhe flokun.
Gwyneth Paltrow dhe Beyonce po ashtu pranojnë se e konsumojnë këtë ushqim me dëshirë dhe në mënyrë të vazhdueshme, Ndërsa Sophia Loren lahet në vaj ulliri. Që në kohën e faraonëve, ky vaj përdorej si zbutës i lëkurës, ose për shkëlqimin e saj, madje vetë Kleopatra nuk i ndahej. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ndihmon në shëndetin kardiovaskular, imunitet, tretje, qartësinë mendore dhe kujdesin për lëkurën. Por ndër të tjera, përmban vitaminën E që funksionon si collagen./revistawho.com








