Ditët e fundit një nga ngjarjet më të përfolura në portale, ka qenë martesa e këngëtares Suela Kalaja dhe problemet me të kaluarën të bashkëshortit të saj Arijon Abdyli. Gjithçka nisi nga publikimi i një bisede private të artistes shqiptare, me një zonjë që quhet Elisabeta e cila i kërkonte të kishte kujdes nga burri me të cilin është martuar prej pak kohësh. Pas kësaj në profilin e Suelës shpëthyen një lumë komentesh nga persona të ndryshëm që sulmonin z. Arijon Abdyli, bashkëshorti i artistes, e të tjerë që e mbronin atë. Ky i fundit ka vendosur të flasë sot për herë të parë, pasi paraprakisht ka ndjekur situatën në rrugë ligjore. Në një komunikim dërguar në redaksinë e “revistawho.com”, bashkëshorti i këngëtares Suela Kalaja tregon se ka bërë denoncim ndaj Elisabetës, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai gjithashtu kërkon që lajmet e bëra për të, jetën e tij personale etj, të rishikohen.
DEKLARATA
Këto ditë gazetat “online” kanë publikuar një seri artikujsh në lidhje me martesën time me znj. Suela Kalaja.
Unë bashkëshorti i Suelës në emrin tim dhe në emrin e saj, dhe të fëmijeve tanë të mitur duhet të them që kemi mbetur të befasur nga informacionet dhe artikujt e publikuar nga gazetat “online”.
Besoj që secili gazetar duhet të jetë i kujdesshëm kur trajtohen dhe duhet të përballohen me tema delikate që perfshijnë dhe prekin dinjitetin personal të individit, dinjitetin e një familjeje të tërë dhe mbi të gjitha kur mund të prekin dinjitetin dhe personalitetin e fëmijëve në moshë të mitur. Konkretisht në publikimin e këtyre artikujve është folur për djalin tim të moshës 11 vjeç, pa marrë parasysh dëmin që mund t’i shkaktohet një të mituri në formimin e personalitetit të tij dhe ndikimin që mund të ketë në formimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në kontekstin familjar dhe atë shoqëror. Për këto arsye gazetari duhet që pikësëpari të sigurohet tek vërtetësia dhe te burimet e informacionit, gjë të cilën me rezulton se është bere!
Përgjigjja ime mbas disa ditëve ka të bëjë me rregullimin e aspektit ligjor të trajtimit të problemit dhe për këte arsye po bëj publike që znj Elisabeta (të ciles nuk po ja permend mbiemrin për arsye te respektimit të privatësisë) ose kush për të në mënyrë direkte apo të tërthortë që ka dërguar me qëllim dashakeq informacione false për të dëmtuar figurën time dhe atë të bashkeshortes time Suela Kalaja dhe te familjes tonë pa asnjë lloj sensi dhe logjike dhe aspak të bazuara apo mbështetura mbi etikën, moralin apo ligjshmërinë e atyre që thotë, është denoncuar gjate ditës se djeshme datë 22/08/2017 nga unë Arijon Abdyli i lindur ne Tiranë 23/03/1970 dhe banues në Itali në qytetin e Ravennës, për një numër shkeljesh ligjore të natyrës penale dhe natyrës civile pranë Questures se Ravennës.
Mbrojtësit tanë ligjorë dhe repektivisht mbrojtësi ligjor i bashkeshortes time znj Suela Kalaja, deputet pranë parlamentit italian, avokati Andrea Maestri, i specializuar në mbrojtjen e te drejtës së familjes, në mbrojtjen e të drejtës së të miturve si edhe në mbrojtjen e të drejtës së emigracionit dhe mbrojtësja ligjore e personit tim Dt. Avocato Alessandra Marinelli e specializuar në mbrojtjen e drejtës penale, po ndjekin me vëmendje atë çfarë po ndodh me mjetet e informacionit “online” në dëmin tonë për të formuluar mbrojtjen ligjore për të drejtën dhe respektimin e dinjitetit dhe personalitetit tim, të drejtën e respektimit të dinjitetit dhe personalitetit të bashkëshortes time Suela Kalaja si edhe atë të fëmijëve tanë.
Do të bashkangjis në këtë komunikim pjesë të denoncimit të bërë pranë Qestures së Ravennës ndaj znj. Elisabeta, duke hequr të dhënat sensibile personale të saj në respektim të ligjeve mbi privatësinë.
Për arsyet e lartpërmendura ju kërkoj në mënyrë të menjëhershme të bëni retifikimin e infomacioneve që ju keni shpërndarë.
Në mungesë të përgjigjes tuaj do të jemi të detyruar të procedojmë në mënyre dhe në rrugë ligjore.
Arijon Abdyli
politikani italian Andresa Maestri, avokati italian i artistes shqiptare Suela Kalaja
dokumenti i denoncimit
Nga revistawho.com