David Guetta dhe 1 milionë fansa pjesë e këngës zyrtare për UEFA EURO 2016.
“Një milion falënderime për të gjithë që kanë inçizuar me mua”, ka thënë Guetta. “Është me të vërtetë një bashkëpunim si anjëherë tjetër. Unë kam dashur të provoj diçka shumë speciale dhe të vendos fansat në zemrën e këngës së Euro 2016. Kur kam kërkuar nga 1 milion fansa të muzikës dhe futbollit që të incizojnë me mua, nuk e kam ditur se ata do të përgjigjeshin me këtë mbështetje, por mbështetja nga e gjithë bota ka qenë e mrekullueshme. Tani mua më duhet vetëm ta përfundoj këngën.”
Kënga “This one’s for you” do të publikohet gjatë kësaj pranvere ndërsa do të performohet nga David Guetta në hapjen dhe mbylljen e Euro 2016, e gjithashtu edhe në koncertin falas në qendër të Parisit, tek kulla Eiffel më 9 qershor








