Një tjetër dasmë VIP kemi këtë verë dhe nusja, identitetin e së cilës do ta zbulojmë për pak ditë, ka zgjedhur që flokët e saj t’i kurojë stilisti më i mirë, Hatamov Toxir. Hatamov njihet në mbarë botën si një nga stilistët më të mirë n Maratonën Botërore, veçanërisht për nuset. Ai do të jetë gjatë gjithë sezonit të dasmave në Shqipëri kështu që përveç nuses VIP që do ketë mundësinë ta stilohet nga ai, Hatamov mund të ketë fatin ta provojë edhe ndonjë nga ju që doni të rezervoni një takim.
Hatamov ka fituar disa çmime botërore dhe në shtator ai do të zhvillojë dhe master-classin më të madh në Ballkan për stilim flokësh. Hatamov mund ta gjeni ekskluzivisht në sallonin “Beauty House Arba” në Tiranë dhe Shkodër./revistawho.com