Duket se Rita Ora ka një të dashur të ri. Në fakt, këngëtarja e famshme shqiptare është parë duke u puthur me reperin amerikan Professor Green. Fillimisht ishin argëtuar bashkë në festivalin e muzikës në Angli, “Glastonbury” dhe më pas kanë vazhduar të darkojnë në restorantin luksoz “Nando’s”, transmeton “Telegrafi”. “Green e ka marrë me veturë Ritën dhe ajo dukej mjaft e lumtur me të. Ata paten një puthje së bashku, para se vetura të nisej”, ka rrëfyer një burim për Daily Mail.