Në studion e “Ftesë në 5”, përballë Bieta Sulos, atmosfera e Shën Valentinit mori një kthesë më të thellë se zakonisht. Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, Romina, nuk u mjaftuan me urime simbolike por lanë të kuptohet se 14 shkurti mund të shënojë diçka më shumë se një datë romantike.
“Të martuar na ka gjetur”, tha Romina me qetësi, ndërsa Eriku shtoi se për ditëlindjen e saj “do thoja unë”, duke lënë hapësirë për një surprizë që tejkalon dhuratat klasike. Kur moderatorja e pyeti drejtpërdrejt për kuptimin e këtij momenti, Romina u shpreh:
“Unë do thoja për emocione të reja dhe ndoshta për një fillim të ri”.
E pyetur çfarë nënkuptonte me këtë, ajo zgjodhi të mos japë detaje, ndërsa Bieta reagoi me një buzëqeshje kuptimplotë:
“Më duket se unë kuptoj diçka.”
Në një intervistë ku çdo fjalë u peshua, nënteksti ishte i qartë, çifti mesa duket po mendon për zgjerimin e familjes. Pa deklarata të bujshme, pa konfirmime të drejtpërdrejta, por me një elegancë që i la vend imagjinatës. Për një artist që ka ndarë publikisht sfidat dhe transformimet e tij personale vitet e fundit, ideja e atësisë duket si kapitulli i natyrshëm i radhës.








