I keni parasysh ato shoqet që mund të rrini kohë të gjatë pa u takuar, por kur takoheni energjia është e njejtë? Kështu na duket dhe shoqëria e Çiljetës dhe Zaiminës. Dy vajzat shumë rrallë i shohim bashkë, por ama kur bëhen të dyja nuk mungojnë batutat. Sot Çiljeta ka qenë e ftuar në festën që Zaimina mbajti për 1 qershorin. Çili bëri një foto duke mbajtur vogëlushin e Zait dhe kjo e fundit e postoi menjëherë duke shkruar me humor: “Po të shtoj edhe një burrë të katërt”.
“Mu shtofshin edhe 10 burra si ky cuci jot, aman moj çfarë dashurie”, i përgjigjet Çiljeta duke shkaktuar të qeshura.









