Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Prive ndërsa vetë Valdrini ka preferuar ta shijojë këtë moment në privatësi duke mos postuar asgjë në rrjete sociale deri tani.
Lindja është kryer me sukses rreth orës 7 pasdite me kohën lokale në Uashington, respektivisht në orën 1 pas mesnate me kohën tonë.
Bashkëshortja e Valdrinit, Edita ka sjellë në jetë një vajzë duke e bërë kështu Bellën me motër. Emri i vajzës së dytë nuk është zbuluar ende.