Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë të dy profesionistë në muzikë dhe nuk kishte se si Renee të devijonte nga rruga e familjes. Vogëlushja ka filluar të ecë në të njëjtat hapa si prindërit dhe duket se muzika është kthyer në një pasion për të. Roberti ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një video të Renee, në të cilën ajo shihet duke i rënë pianos. Duket se pianoja është e pozicionuar në një cep të shtëpisë së tyre dhe vogëlushja shfaqet shumë e lumtur.
Ndoshta kur të rritet Renee mund të bëhet njësoj e njohur si prindërit e saj, duke ruajtur edhe traditën familjare. Nora dhe Roberti kanë një lidhje shumë të ngushtë me vogëlushen, që është edhe fëmija i vetëm i tyre. /revistawho.com