Të gjithë kemi lakmuar të paktën një herë të vetme fizikun dhe format perfekte të Nora Istrefit. Këngëtarja ka pranuar se kujdeset shumë për trupin dhe stërvitet vazhdimisht, rutinë të cilën e ka ndjekur edhe gjatë muajve të shtazënisë. Por çfarë rutine stërvitore ndjek Nora në palestër? Instruktorja e saj, kampionia e botës në fitness, Geta Beqa, ka publikuar një video të këngëtares duke u stërvitur në palestër. Duket se Nora po ushtron “squats-at” e famshëm për kofshët dhe fundshpinën. “Ajo është motivim për vajzat në 2018-ën”- ka shkruar Beqa bashkangjitur videos së këngëtares.