Në nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, artistët shqiptarë kanë publikuar urimet e tyre për këtë ditë me rëndësi për kosovarët.
Këngëtarja, Era Istrefi fama e së cilës, ka kohë që ka kaluar kufinjtë shqipfolës, ka publikuar një fotografi në Instagram, ndërsa ka shkruar: “Gëzuar Pavarësinë, Kosova ime”.

Ndërkaq, artisti nga Kosova që jeton në Shqipëri, Alban Ramosaj, ia ka kushtuar një postim të veçantë Ditës së Pavarësisë, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij një video përmbledhëse me momentet më ikonike të Kosovës përgjatë dekadave.

Tayna i ka uruar kosovarët duke ndarë një imazh të hartës së Kosovës me mbishkrimin “deri në pafundësi”, teksa ka shkruar: “Urime Kosova jonë”.

Një urim për Pavarësinë e Kosovës, nuk mungoi as nga ylli i hitit “Çelu”, Elvana Gjata, e cila njihet për lidhjen e saj të ngushtë me Kosovën.
E veshur me një stilim me ngjyrat e flamurit të Kosovës, të Valdrin Sahitit, Gjata ka shkruar: “Gëzuar pavarësinë Kosovë”.

Capital T, i ka kushtuar një dedikim të veçantë festës së Pavarësisë, ndërsa ka ndarë me mbi 1 milion ndjekësit e tij, një imazh ku shfaqet bashkë, flamuri i Kosovës me atë të Shqipërisë. “Urime ditëlindjen Kosova jem, emri kurr mos tu harroftë. Për ty deri n’amshim”, ka shkruar ai.

Këto ishin vetëm disa nga urimet e artistëve shqiptarë në përvjetorin e 14-të, që kur Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran./revistawho.com








