Nuk ka rëndësi se ekonomia ka pësuar rënie, apo problematika të ngjashme. Serena Williams është e bindur që mund të shesë shtëpinë e saj, ndaj edhe e nxorri në shitje. Kjo rezidencë, nuk është primarja për sportisten, por nuk ka më pak vlerë.
Me vendodhje në lagjen Beverly Hills Post Office, vila ka 5 dhoma gjumi dhe 7 tualete. Gjithashtu një dhomë yoga, palestër, qilar vere, pishinë dhe bar në ambientet e brendshme. Kush ka në gjendje, mund ta blejë nga ky moment për vetëm 7.5 milionë dollarë./revistawho.com









