James Middleton dhe e dashura e tij Alizee Thevenet i thanë po njëri-tjetrit, vetëm tre ditë më parë në një dasmë private që u realizua në Francë. Foton e parë si çift, James e publiku me vonesë në ‘Instagram’, por ca detaje i tregoi. Dasma shumë e thjeshtë, është realizuar në prani të miqve më të ngushtë të çiftit dhe sigurisht familjes së tyre dhe qenushëve. “Nuk mund ta përshkruaj sa e lumtur jam”, ka shkruar vëllai i dukeshës. Dasma e çiftit ishte planifikuar për vitin që kaloi, ama pandemia i shtyu planet e tyre. Edhe Kate ka qenë e pranishme, por nuk ka akoma foto të saj apo familjes./revistawho.com