Futbollisti i njohur Christian Vieri dhe ish-velina Costanza Caracciolo janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme. Pas abortit që përjetoi bukuroshja italiane vitin që shkoi, ky lajm i ka lumturuar pa masë dy personazhet e njohur. Më anë të një postimi në ‘Instagram’ ish-futbollisti ka dhënë lajmin e mirë. “Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”,-shkruan ai.
https://www.instagram.com/p/BqVLtNHB-1h/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading
Pas eksperiencës së tmerrshme me një abort spontan ky lajm ka sjellë shumë lumturi në jetën e çiftit sidomos të Christinës, e cila është e njohur për pjesëmarrjen në “Striscia la notizia”./revistawho.com