Një vit më parë, Arbana vendosi që me anë të një loje në rrjetet sociale të bëjë dhuratë gjelin e detit me përshesh tek një prej ndjekësve të saj. Ajo zbuloi me një video emocionet e veçanta nga takimi me zotërinë, të cilit ia çoi në shtëpi gjelin e detit së bashku me Edin. Këtë moment moderatorja e ka rikujtuar sërish duke zbuluar se dhjetori i këtij viti do të sjellë një tjetër surprizë, të cilën do e realizojë së bashku me Jonin.
“Fundvitin e kaluar zgjodha ti dergoj “Gjelin tim me Kulaç” babait të një prej ndjekësve të mi, dhe rastisi të zbuloj se po e priste ndërrimin e viteve krejt i vetëm, pak kohë pasi e shoqja ishte ndarë nga jeta dhe larg femijëve që jetonin jashte vendit. Do ta mbaj mend gjithmonë këtë zotëri i cili me dha mua shumë më tepër se une atij. Nesër do shkoj bashkë me Jonin për një tjetër surprizë diku ku mezi po presim te dy❤️; ku mendoni se do ikim?”, ka shkruar Arbana./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CX8OjKaJ6EP/?utm_medium=copy_link








