Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Njihuni me kështjellat më të bukura në botë

19/03/2022
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Njihuni me kështjellat më të bukura në botë

Në botë ka shumë kështjella, por si çdo gjë tjetër edhe ato i nënshtrohen një renditjeje, e cila në sytë e profesionistëve shpesh ndryshon. Ajo që i bashkon është përpjekja për të arritur perfeksionin dhe mrekullinë. Thesare të gjalla të njerëzimit, ato janë të gjitha për t’u shijuar.





1 – Kështjella Windsor, Britani e Madhe


Është vendi i preferuar i Mbretëreshës. “Windsor” ndodhet rreth 30 milje larg Londrës, në mes të kontesë “Royal Berkshire”. Henry II i Anglisë, ndërtoi në vitin 1170 “Round Tower”, pjesën më të vjetër të kështjellës.

2 – Sanssouci në Potsdam, Gjermani

Siç dëshmon dhe emri i saj “Sans souci” (pa shqetësim) që shkruhet në anën ku ndodhen kopshtet e kështjellës, kjo rezidencë verore është përdorur rëndom nga Frederiku i Madh i Prusisë për takime filozofike, muzikore dhe ato letrare. U ndërtua në vitet 1745 – 1747. Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

3 – Kështjella e Edinburgut, Skoci

Kështjella e Edinburgut është e pashmangshme për t’u vizituar kur je në kryeqytetin e Skocisë. Mbretëresha e Skocisë, Mary, në vitin 1566 lindi atje të birin, James I., që më vonë u bë Mbret i Anglisë dhe i Skocisë.

4 – Pallati mbretëror i Tajlandës

Pallati Mbretëror i Tajlandës përfshin më shumë se 100 ndërtesa të ndryshme, në një sipërfaqe prej më shumë se 2,6 kilometrash katrorë. Kush dëshiron ta vizitojë atë duhet të vishet me veshje të veçantë, pasi aty gjendet edhe tempulli zyrtar budist i Tajlandës, Wat Phra Kaeo.

5 – Kështjella e “Saint-Michel”, Francë

E ndodhur mes Normandisë dhe Bretanjës, mes Cancale dhe Granville, kështjella e mrekullueshme gjendet mes një bazamenti jo të qëndrueshëm nga pikëpamja gjeologjike. Në kështjellën rreth 46 metra të lartë mbi një shkëmb graniti, sot jetojnë akoma murgj benediktinë. Trashëgimi e UNESCO-s

6 – Pallati i Versajës, Francë

Në fillim, Luigji i XIII e ndërtoi atë në lokalitetin me të njëjtin emër pranë Parisit në vitin 1623 si një resort gjuetie. I biri, Luigji  XIV., e shndërroi atë më pas në një kështjellë përrallore, që sot personifikon në Europë periudhën barok. Qysh prej vitit 1979, ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore

7 – Kështjella Alhambra në Granada, Spanjë

Në këmbët e Sierra Nevada-s mbi qendrën e qytetit të Granadas, ndodhet njëri ndër atraksionet më të mëdha të Europës: Parku apo kështjella e Alhambras. Ajo ishte bastioni i fundit i maurëve në Spanjë dhe në vitin 1492, ra në duar të mbretërve katolikë.

8 – Kështjella e Osakës, Japoni

Ajo është simbol i qytetit të Osakës, metropolit të tretë të Japonisë. U ndërtua në mes të shekullit të 16. Ajo është shkatërruar shpesh përgjatë kohërave, së fundmi ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore. U rinovua përfundimisht në vitin 1997 dhe përmban edhe një ashensor

9 – Kështjella e Neuschwanstein, Gjermani

Në lokalitetin Schwangau, jo larg nga rajonet jugore të Bavarisë, gjendet kështjella e famshme e Neuschwanstein-it (Nojshvajnshtajn). Me 1,4 milionë vizitorët në vit, ajo renditet si njëra ndër kështjellat më të vizituara të botës. E ndërtoi Mbreti Ludwig II në vitet ’80 të shekullit të 19. Por ai vdiq gjashtë javë para mbarimit të saj

10 – Kështjella e Bukuroshes së Fjetur, Paris

Në fund renditet ajo që vizitohet nga 14,2 milionë vizitorë, të cilët  veç saj shijojnë edhe “Disneyland” në Paris. Sidoqoftë, me një lartësi prej 50 metrash, Kështjella e Bukuroshes së Fjetur, u krijua duke pasur si shembull pikërisht Kështjellën e Nojshvajnshtajnit në Gjermani.

 

 

Tags: CastleKeshtjella
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ekuinoksi pranveror, çfarë ndodh më 20 mars?

Ekuinoksi pranveror, çfarë ndodh më 20 mars?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera