Najada Konomi, ose e njohur ndryshe si Noçja e ‘Big Brother’ është bërë nënë për herë të dytë. Pas vajzës, ajo ka sjellë në jetë një djalë, i cili ka lindur përpara diaa ditësh. Najada e ka mbajtur lajmin të fshehtë gjatë kësaj kohe, derisa vendosi që ta ndante me të gjithë përmes një postimi shumë të këndshëm në ‘Facebook’. Ajo ka publikuar disa foto që tregojnë momentet e shtatzënisë, dhe atë të ardhjes në jetë të së voglit.
“22.03.2022 Lindi Brendon ? Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, shkroi Najada duke zbuluar kështu dhe emrin e djalit./revistawho.com









