Koncerti më i madh i realizuar ndonjëherë. Të paktën kështu flasin statistikat, por edhe pamjet janë shumë të qarta. Reperi i njohur, Noizy, ka mbledhur mbrëmë në sheshin ‘Skëndërbej’ mbi 100.000 fansa, të cilët këndonin të gjithë së bashku këngët e reperit. Me një atmosferë fantastike, Noizy bëhet këngëtari i parë që ka realizuar një koncert të këtyre përmasave në Shqipëri.