Pas dy këngëve hit “Gabime dhe “S’ka Inat” këngëtarja Nora Istrefi, ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë në treg këngën e saj më të fundit e cila do të vijë në bashkëpunim. Këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram” zbuloi titullin e këngës, “Tym Dashurie” por bashkëpunuesin e la sekret. ‘Prive’ ka zbuluar se projekti do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka, i njohur për këngët me tekst dashurie. /revistawho.com