Nora Istrefi është një nga këngëtaret më sexy të shoëbiz-it shqiptar. Ajo ka sjellë vazhdimisht materiale të ndryshme muzikore, duke e mbajtur të gjithë vëmendjen e publikut tek karriera e saj.
32-vjeçarja rallë herë ka ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj private, por së fundmi ajo ka zgjedhur të urojë motrën e saj të madhe, të quajtur Nita, me anë të një postimi në ‘Instagram’.
“Askush nuk e falenderon motrën, askush nuk thurr këngë për të. Motra është gjithmonë aty, është krahu yt i djathtë. Faleminderit që më shtrëngoje dorën sa here ndihesha e frikësuar, faleminderit që kujdesesh për mua, faleminderit që ishe një motër që gjithëkush duhet ta ketë. Pa një motër si ti, jeta do të ishte zbrazëti. Gëzuar ditëlindjen Nita ime, të dua”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur me foton e publikuar.
Kujtojmë se Nita është motra më e madhe në familjen Istrefi dhe ndryshe nga Nora dhe Era ajo ka zgjedhur të mos jetë një personazh publik, ndonëse është shfaqur vetëm 1 herë në videoklipin e këngës ‘A po don’ të Era Istrefit.
Siç duket motrat Istrefi kanë një raport të veçantë dhe të ngushtë me njëra-tjetrën./revistwho.com