Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

NORA & ROBERTI betohen: “Baby jem, derisa vdekja të na ndajë”

22/09/2014
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A

NORA_ROBERT-10925 mijë euro shpenzime, 350 të ftuar, 3 fustane dhe një ceremoni. Detajet e pazbuluara nga dasma e çiftit simpatik të showbiz-it





E martë, 2 shtator, ora shënon 14:20 dhe ne sapo kemi mbërritur në “Hotel Emerald”, ku do të mbahet në mbrëmje dasma e Nora Istrefit me Robert Berishën. Ky i fundit, është i pari person që takojmë sapo hyjmë në hotel. Mban një bllok në dorë dhe diç shkarravit aty, ndërkohë që na tregon se gjithçka është gati për sonte. Ka zgjedhur të merret vetë me të gjitha, ndaj edhe kjo orë nuk e gjen në shtëpi, por në krye të detyrës, duke ndjekur përgatitjet… “Nora po pushon pak, se sot do të jetë një natë e gjatë”, – na thotë, ndërsa rrudh ballin për motin aspak të mirë në Prishtinë. Një zile telefoni ndërpret bisedën dhe Roberti i drejtohet me shpejtësi sallës ku do mbahet dasma. E ndjekim edhe ne nga pas, për të shuar kuriozitetin që na shoqëron që prej nisjes. Salla duket sikur do të marrë flakë nga e kuqja e gjakut që mbizotëron në ndriçim. Tavolinat janë veshur me mbulesë të zezë, njësoj si karriget. Mbi tryezë qëndrojnë të renditura me kujdes serviset e ar gjendta, që të evokojnë imazhin e një dasme klasike, deri diku mbretërore. Lulet janë element i pashmangshëm i arredimit; një ndërthurje mes së kuqes dhe së bardhës na çon për pak në një tjetër botë. Për zbukurimin e ambientit është kujdesur “Finesë”, një agjenci e njohur në Kosovë, e cila gjatë këtij viti ka kuruar disa nga dasmat e rëndësishme në Kosovë (si ajo e Lorik Canës). E ndërsa ne pyesim pa pushim mbi detajet e arredimit Vesa Gashin, drejtuesen e “Finesë”, provat e orkestrës thyejnë pëshpërimat tona. Tiktaket e orës sakaq po rrahin shpejt, e bashkë me të edhe zemrat e dy protagonistëve të mbrëmjes…

NORA_ROBERT-257Të ftuarit


Ora 20:00 gjalloi atmosferën në ambientet e “Emerald”, sepse të ftuarit e përzgjedhur ishin aty. Me një gotë vere të bardhë, mysafirët e Norës dhe Robertit dukeshin njëri më klas se tjetri. Pjesëmarrja e personazheve publike ishte e pritshme në këtë ceremoni. Emra të njohur të muzikës shqiptare, si: Jehona Sopi, Sinan Vllasaliu, Adrijan Gaxha, Ledri Vula, ministri i Kulturës së Kosovës Memli Krasniqi (dikur këngëtar), Ermal Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Lumi B, Gili etj., ishin aty për të nderuar çiftin e ri të bashkëshortëve në këtë ditë të shënuar të jetës së tyre. 350 ishin dasmorët që bënë “gëzuar” bashkë me Norën e Robertin, duke u uruar atyre jetë të lumtur…

Hyrja e çiftit në sallë, ishte e thjeshtë dhe madhështore. Ndërsa të ftuarit u ngritën në këmbë dhe i pritën me duartrokitje, një muzikë ritmike e krejt moderne kumboi në sallën gjigante. Dhëndri dhe nusja kishin zgjedhur të mos ishin tradicionalë, duke u bërë të veçantë në ditën e tyre më të rëndësishme.

NORA_ROBERT-237Menuja

Menuja e dasmës, ishte menuja e parë që ofronte hoteli ku u mbajt ceremonia, dhe në të përfshiheshin: antipastë e ftohtë, sallata, pjata kryesore (që kishte disa lloje mishi + perime e oriz), si dhe ëmbëlsira. Vera, shampanja dhe të tjera pije alkoolike e freskuese, ishin përgjatë gjithë mbrëmjes në shërbim të të ftuarve. Në secilën prej tavolinave qe vendosur një kuti, brenda së cilës qe shkruar thënia e Aristotelit: “Dashuria është e përbërë nga një shpirt i vetëm që jeton në dy trupa” dhe një çokollatë në formë zemre.

NORA_ROBERT-270Spektakli

Emra të njohur të muzikës ishin prezentë në ceremoninë madhështore, por ata nuk mund të mbeteshin jashtë listës së artistëve që do të këndonin. Kështu, Ymer Bajrami dhe Sinan Vllasaliu ishin angazhuar për të kënaqur dasmorët me muzikë popullore. Pas tyre, Andrea, një këngëtare nga Maqedonia, ofroi për të gjithë të pranishmit ritme latine. Muharrem Ahmeti, këngëtari i muzikës tallava, ishte gjithashtu i ftuar për të argëtuar dasmorët. Si qershia mbi tortë në gjithë këta emra qëndronte Era Istrefi, motra e Norës, e cila performoi këngën e saj hit, “E dehun”. Pas saj, dhëndri erdhi me një dedikim të veçantë për gjysmën e tij më të mirë, Norën.

Veshjet

Eh, veshjet! Tek ato përqendrohet gjithë vëmendja, sepse, pa dyshim që janë pjesë e rëndësishme e eventeve. Të gjithë ishim sy e veshë nga fustani i nuses dhe mund të themi me bindje që Nora shkëlqeu nën të bardhën e stiluar aq bukur nga Valdrin Sahiti. Tri fustane ishin dizenjuar enkas për Norën dhe atë natë, por nusja zgjodhi që për efekt kohe të vishte vetëm dy prej tyre. Kaci Lleshi dhe Vjosa Metaj, ishin ata që u kujdesën për imazhin e Norës, e cila ndriçonte në çdo sekondë. Po nuk mbeti më pas as dhëndri; i veshur me një kostum “Armani” dhe këpucë “Louboutin”, Roberti ishte fiks princi i ëndërruar në përrallën e jetës së Norës.

…dhe kështu, ata të dy jetuan të lumtur e të dashuruar përgjithmonë, si në çdo përrallë.

Shpenzimet

Ndonëse çiftit nuk i pëlqeu të fliste për këtë pjesë, ne të “Who” zbuluam përmes stafit që u mor me organizimin e ceremonisë, se shpenzimet për të kapnin shifrën e 25 mijë eurove.

Nga Eraldo Rexho / Fotot: Geljant Kaleci

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post

30 vjet martesë të Marjana Kondit

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera