Barack Obama sapo na tregoi që është babai që të gjithë do të donim. Ish-presidenti i SHBA, ka treguar në intervistën e tij të fundit se në shtëpinë e tyre gjatë karantinës nuk kanë qenë vetëm bashkëshortja, Michelle dhe dy vajzat, Sasha dhe Malia. I dashuri i Malias është karantinuar me to gjithashtu.
“Ashtu si shumë familje, edhe ne në muajin e parë të karantinës luanim lojëra çdo natë ose merreshim me art. Më pas gjërat filluan të bëheshin të mërzitshme. I mësova një lojë me letra Malias, Sashas dhe të dashurit të Malias që qëndroi me ne për ca kohë”-tha Obama.
I pyetur për të dashurin e vajzës, ai shtoi: “Është britanik, një djalosh shumë i mirë. Ai ngeci këtu për shkak të vizës dhe e morëm ne në shtëpi. Nuk doja ta pëlqeja, por ai është djalë i mirë. Vetëm se djemtë e rinj hanë shumë”.