Fedez ka publikuar mendimet e tij të para dhe audion e seancës nga psikologu, të ditës kur zbuloi se kishte kancer në pankreas.“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë”, dëgjohet të thotë artisti mes të qarash.
“Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer në pankreas. Po qaj, qaj me dhimbje dhe gëzim. Vetëm një mendim më shkatërronte më shumë se frika e vdekjes: të mos më kujtonin fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nëse e gjithë kjo më mësoi vërtet. Sepse qenia njerëzore priret të harrojë. Dhe unë nuk dua. Nuk dua të harroj se gjërat e rëndësishme nuk janë thjesht gjëra. Mbaje atë dritare gjithmonë të hapur. Në zemrën tënde”, shkroi Fedez në një status në Instagram
Fedez iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit në pankreas tre muaj më parë.








