Megan Fox festoi më 16 maj 36-vjetorin dhe kjo ditëlindje e ka gjetur më të lumtur se kurrë në krah të partnerit të saj Machine Gun Kelly. Por nuk e dimë nëse do t’ju pëlqejë zgjedhja që Megan kishte bërë për fustanin e ditëlindjes. Aktorja u shfaq me një fustan të shkurtër me temina të verdha, një look ky i dalë paksa nga moda e që nuk ishte kombinuar edhe aq bukur. Në dorë Megan mbante një çantë ngjyrë floriri të bardhë dhe takat transparente ngjyrë portokalli që nuk kishin asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Si të mos mjaftonte fustani i ngarkuar, aktorja kishte bërë edhe një makeup të rëndë me sytë e lyer me të zezë. Megjithatë nuk mund të themi se ky look e zbehu bukurinë e Meganit.