Që kur bëri publike lidhjen me Adis Patushin, Fifi ka qenë shumë e komentuar për jetën private e sidomos e shkuara e Adisit është rikthyer në vëmendje. Adisi, i cili dikur ka qenë partneri i Adrola Dushit dhe bashkë kanë një djalë, sot po shijon lidhjen e dashurisë me këngëtaren.
Pas komenteve të shumta kjo e fundit ka vendosur të reagojë duke iu përgjigjur të gjithëve përmes disa postimeve në Instagram.
Fifi u kërkon të gjithëve ta lënë të qetë duke u shprehur “thjesht po jetoj”. Ajo tregon se me Adrolën ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respekton si nënë, si vajzë, si grua.
“Adisi është babë dhe e ka një fëmijë? Po dhe do t’ja respektoj fëmijën si me qenë i imi përndryshe do të thotë që se dha njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë po si kam nda unë dhe shyqyr se e di shumë ça do ndodhte. Aman merruni me jetën tuaj. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam dhe unë një jetë. Dikush zgjedh ta bëj publike dikush jo. Unë kam treguar çdo gjë timen. E bëra. E ndava me ju. E hëngra. Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok, por më lini të jetoj. Nëse e lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikujt, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt ju lutem të më varni. Më turpëroni. Po s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri! Adrola? Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë. Të më shani? Ta shani? Bllok do keni. Shnet!”, shkruan Fifi.









